uBO Lite (uBOL) është një bllokues materialesh sipas modelit MV3. Rregullat e tij janë të barasvlershme me filtrat standardë që përdor uBlock Origin: - Listat e filtrave të integruar në uBlock Origin - EasyList - EasyPrivacy - Lista e Peter Lowe për reklamat dhe gjurmuesit Në faqen e opsioneve mund të aktivizoni rregulla të tjera – klikoni ikonën e _ingranazhit_ në panelin modal. uBOL është tërësisht deklarativ, domethënë filtrimi ndodh pa qenë nevoja që procesi i uBOL të vijojë vazhdimisht në sfond, ndërsa injektimi i filtrave CSS/JS te materialet kryhet me saktësi nga vetë shfletuesi. Pra, uBOL i bllokon materialet pa konsumuar resurset e procesorit/memories – asetet e uBOL nevojiten _vetëm_ kur ndërveproni me panelin modal ose faqen e opsioneve të tij.